Aktualitet

Koronavirusi i mori jetën, sillet nga Athina trupi i pajetë i shqiptarit, i futur në arkivol frigoriferik

27 Prill 2020, 07:38 Nga DOSJA
Koronavirusi i mori jetën, sillet nga Athina trupi i pajetë i

ELBASAN– Trupi i pajetë i një 65-vjeçari që ka ndërruar jetë në Athinë, ka mbërritur sot në Shqipëri. Mësohet se i ndjeri me inicialet E.S., ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19 në Athinë dhe është sjellë për t’u prehur në vendlindje.

I futur në një arkivol frigoriferik, trupi i pajetë është futur në Shqipëri nga Kakavija, i pa shoqëruar nga asnjë familjar.

Më pas, i ndjeri është marrë nga një agjensi funerale për t’u përcjellë në Elbasan. 65-vjeçari ishte rezident në Athinë. Ai kishte ndërruar jetë para tre ditësh për shkak të koronavirusit, ndërkohë që mësohet se vuante edhe nga sëmundje të tjera, bashkëshoqëruese.

Më herët, në Shqipëri kanë mbërritur edh trupat e pajetë të shqiptarëve, që vdiqën në Itali. Të rreshtuar, arkivolët u nisën nga Bari, për t’u pritur në Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet athine koronavirusi në greqi vjen shqiptari i vdekur nga athina athine koronavirusi në greqi vjen shqiptari i vdekur nga athina

Sondazh

Poll