Aktualitet

“Dëshirë e madhe për të vazhduar jetën”, Eldi taksisti tregon ndjesitë e rikthimit në punë, masat që ka marrë: Mak

27 Prill 2020, 07:24 Nga DOSJA
“Dëshirë e madhe për të vazhduar jetën”,

TIRANË– Eldi është një nga taksistët që është rikthyer sot në punë, pas më shumë se 40 ditësh mbyllje, për shkak të karantinës.

Në një lidhje telefonike në emisionin e mëngjesit në Report Tv, “Shtypi i ditës dhe Ju”, me gazetarin Andi Kapxhiu, Eldi tregoi ndjesitë që po përjetonte mbi rikthimin në punë.

Një dëshirë e madhe për të vazhduar gradualisht jetën, pati një shkëputje data 10 mars, më kujtohet shumë mirë, por besoj me kalimin e kohës do t’i kthehemi normalitetit. Drejtuesi i mjetit duhet të jetë me maskë dhe doreza dhe pasagjeri do ulet në mënyrë diagonale, dhe pasagjeri me maskë dhe doreza. Shërbimi do jetë për një person, që mund të shoqërohet nga një fëmijë ose një person me aftësi ndryshe, maksimumi janë 2 persona. Në të kundërtën ka masa ndëshkimore. Përveç protokolleve kemi marrë masa për informim, për këshillat, mundohemi t’i vendosim në pjesën e prapme. Jam shumë i habitur dhe shumë i gëzuar, më duket sikur po kthehemi normalitetit,”- tha Eldi.

Taksistët janë disa nga shumë punonjës të tjerë që i janë rikthyer punës së tyre ditën e sotme.  Nga sot, do të lejohen te ushtrojnë aktivitetet bizneset si me poshte: Dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve dhe artikujve prej lëkure, dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë, dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara, shërbimi Taxi, dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.

Të gjithë bizneset që do të hapen, do të jenë nën monitorim dhe në zbatim të prokollit të sigurisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eldi taksisti lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 eldi taksisti lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll