Bota

Deri tani çdo biznes ishte hapur… Suedia mbyll 5 bare që s’respektuan distancimin social, të rinjtë shkonin dhe

27 Prill 2020, 08:18 Nga DOSJA
Deri tani çdo biznes ishte hapur… Suedia mbyll 5 bare që

SUEDI– Në një kohë kur e gjithë bota është izoluar, Suedia ka bërë të kundërtën. Vendi nordik ka patur një qasje tejet të butë në trajtimin e pandemisë COVID-19 duke parë si parësore ekonominë dhe psikologjinë e qytetarëve dhe më pas përhapjen e virusit. Por, sot Suedia njofton mbylljen e pesë bareve dhe restoranteve në Stokholm, të cilat nuk arritën të respektojnë udhëzimet e distancimit social.

Fotot e fundjavës ku banorët e Stokholmit shijonin rrezet e diellit në baret dhe restorantet e mbushura plot kanë bërë xhiron e botës, e autoritet kanë vepruar.

Katër nga pesë baret dhe restorantet që do të mbyllen ndodhen në lagjen e modës Sodermalm, e njohur për festat e çmendura të të rinjve suedeze. Në Suedi janë hapur shkollat për fëmijët poshtë moshës 16 vjeç, kafenetë dhe restorantet por gjithnjë duke respektuar distancimin social.

Baret dhe restorantet shërbejnë në tavolina të ndara me tabela në 2 metra largësi. Gjithashtu, Suedia ka ndaluar vizitat në azile dhe tubimin e më shumë se 50 personave. Deri më tani, në Suedi kanë vdekur 2194 persona nga 10.3 milionë banorë që ka vendi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 08:04

Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton...