Bota

Drogë, alkool, punë të pasigurta/ Fati ka qenë veçanërisht mizor me “fëmijët e Mijëvjeçarit”

27 Prill 2020, 05:21 Nga DOSJA
Drogë, alkool, punë të pasigurta/ Fati ka qenë

SHBA- Fëmijët e Mijëvjeçarit janë bërë me të vërtetë një “brez i humbur”, shkruan Annie Loërey në The Atlantic. Fëmijët e viteve 1980 dhe 1990 bënë gjithçka ashtu si duhet. Ata shmangën drogërat dhe alkoolin në adoleshencë; ata shkuan në kolegj në shifra rekord; ata kërkuan “karrierë të qëndrueshme, të rëndësishme, domethënëse”. Megjithatë, bota ka “komplotuar” kundër tyre. Ata hynë në fuqinë punëtore në një kohë kur kriza e kredive në vitin 2008 prodhoi “rënien më të keqe ekonomike, që nga Depresioni i Madh”.

Kjo, e kombinuar me borxhet e tyre të mëdha, që buronin prej diplomave universitare gjithnjë e me më pak vlerë, i vendosi ato në “një trajektore ku duhej të luftonin shumë për të mbijetuar dhe i bllokoi duke i lënë jashtë nga tregu i pasurive”. Dhe tani, teksa po hyjnë në vitet e kulmit të tyre, sa i përket aftësisë për të fituar dhe pasuruar, ata janë goditur prej cunamit ekonomik që ka krijuar pandemia e koronavirusit.

Shumë prej tyre bëjnë ekzaktësisht atë lloj të punëve të pasigurta që po zhduken më shpejt: sipas një studimi të ri, 52% e amerikanëve nën moshën 45 vjeç kanë humbur punën e tyre, janë me leje ose u janë reduktuar orët e punës, si rezultat i virusit, në krahasim me 26% të mbi 45-vjeçarëve.

Të gjorët Fëmijë të Mijëvjeçarit. Ata po përballen me “rënien e dytë që ndodh një herë në jetë”, të karrierës së tyre të shkurtër, dhe me sa duket, ata do të jenë” brezi i parë në historinë moderne që do të përfundojë më i varfër se prindërit e tyre”.

Marrë nga Bota.al

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fëmijët e mijëvjeçarit fëmijët e mijëvjeçarit

Sondazh

Poll