Bota

209,001 viktima dhe 3 milionë të infektuar/ COVID-19 po bën ‘kërdinë’ edhe në Brazil (SHIFRAT)

27 Prill 2020, 05:50 Nga DOSJA
209,001 viktima dhe 3 milionë të infektuar/ COVID-19 po bën

Çdo ditë rritet numri i viktimave  nga COVID-19 në botë. Sipas të dhënave më të fundit, aktualisht në botë janë të infektuar mbi 3 milionë persona dhe janë shënuar 209,001 viktima. Lajm i mirë është se 881,510 qytetarë kanë fituar betejën me COVID-19.

Amerika është vendi i parë në botë për numrim më të lartë të viktimave. Në SHBA deri më tani kanë humbur jetën 56,009 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 993,852 të tjerë. Situata paraqitet shumë më mirë në Kinë. Në këtë shtet gjatë orëve të fundit ka pasur vetëm 3 raste të reja me COVID-19 dhe numri total i viktimave është 4,633.  Virusi është përhapur gjerësisht edhe në Brazil, pasi aty janë të infektuar 63,328 persona.  Numri total i viktimave  është 4,298.

COVID-19 nuk është larguar as nga Europa. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 26,977 dhe në Spanjë kanë humbur betejën me COVID-19 23,521  qytetarë. Edhe Franca është në luftë me virusin. 22.856 viktima janë shënuar deri më tani në këtë shtet.

COVID-19 është përhapur masivisht edhe në Ballkan. Çdo ditë raportohet për raste të reja në Mal të Zi, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Ndërkohë në Shqipëri janë aktualisht 736 të infektuar dhe janë shënuar 28 viktima.

Burimi:worldometers.info/coronavirus/

(J.V;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll