Bota

Melanie Trump feston ditëlindjen në karantinë, Donald Trump e uron publikisht dhe nuk i kursen komplimentet

27 Prill 2020, 07:04 Nga DOSJA
Melanie Trump feston ditëlindjen në karantinë, Donald Trump e

SHBA– Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump ka festuar 50-vjetorin e saj të lindjes, por kësaj radhe ndryshe. E gjithë bota është gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit, dhe Melanie Trump ka kaluar një ditëlindje në karantinë.

Por, ndër urimet e shumta për Zonjën e Parë amerikane ka rënë në sy mesazhi i Donald Trump, që ka rrëmbyer vëmendje mediatike.

Ai ka zgjedhur që me një fjali të shkurtër të urojë bashkëshorten e tij publikisht në median sociale, dhe nuk mungojnë as komplimentet për të, duke e cilësuar të shkëlqyer.

“Gëzuar ditëlindjen Melania, Zonja jonë e Parë e shkëlqyer!”– shkruan Donald Trump.

Çifti janë vënë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, por kësaj radhe, ndryshe nga herë të tjera, presidenti i SHBA-së ka zgjedhur të përcjellë dashurinë e tij për Melanie, me një urim të thjeshtë.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ditelindja e melanie trump donald trump melanie trump presidenti i shba ditelindja e melanie trump donald trump melanie trump presidenti i shba

Sondazh

Poll