Bota

Kurti paralajmëron “koka turku” para largimit: Ndërmarrjet tona u grabitën, mbetën pa të ardhura

27 Prill 2020, 07:32 Nga DOSJA
Kurti paralajmëron “koka turku” para largimit: Ndërmarrjet

Kosovë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti duket se do të bëjë   disa “koka turku” para largimit përfundimtar. Në një reagim të fundit ai është shprehur shumë i ashpër në lidhje me disa funksionarë publik në Kosovë për të cilët është shprehur se kanë grabitur institucionet.

“Ndërmarrjeve tona ua grabitën hapësirën për afarizëm, duke grumbulluar fitime shpesh jo të ligjshme prej tenderëve të kurdisur e kontratave të dëmshme, dhe duke krijuar përshtypjen shoqërore se enti publik nuk ka mundësi të operojë në kushtet e ekonomisë së tregut”, tha Kurti.

Fjalimi i Kurtit:

Shumë tajkunë në vendin tonë u bënë të tillë në një masë të konsiderueshme duke gërryer depozitën e madhe të pasurisë publike të ndërtuar me mundin e qytetarëve apo të trashëguara nga gjeneratat paraprake. Kështu mijëra kontrata, miliona fonde dhe mungesa e besnikërisë së ish drejtuesve publikë krijuan kushtet që shërbimet publike të këtyre ndërmarrjeve për çdo sezon të merrnin goditje derisa shumë prej tyre mbetën pa të ardhura dhe me vështirësi për të paguar vetë punëtorët.

Ndërmarrjeve tona ua grabitën hapësirën për afarizëm, duke grumbulluar fitime shpesh jo të ligjshme prej tenderëve të kurdisur e kontratave të dëmshme, dhe duke krijuar përshtypjen shoqërore se enti publik nuk ka mundësi të operojë në kushtet e ekonomisë së tregut.

Teksa dëgjohen me zë të lartë pretendimet për konkurrencën e lirë, jemi dëshmitarë të përdorjes së saj si alibi për t’ia marrë punën nga dora punëtorit të ndërmarrjes publike për ta kthyer atë në një kontratë ku gjithnjë humb ndërmarrja publike.

Njëjtë edhe për politikën e burimeve njerëzore, ku ata që dinin e guxonin u shtynë të dalin jashtë, të dorëzohen, pasivizohen, apo të largohen. Në shumë raste kërkesa për specialistët ka qenë heshtja dhe mospuna e detyruar, ngase produkti potencial i punës së tyre është llogaritur të nënkontraktohet nga jashtë. Kështu kemi ardhur në situatën që specialistët e fushës, kryesisht inxhinieret dhe inxhinierët e të gjitha fushave të gjenden masivish jashtë enteve publike, duke e privuar publikun nga dobitë e dijes dhe potencialit të tyre.

Pak ditë më parë Isa Mustafa konfirmoi Avdullah Hoti kandidat për kryeministër të Kosovës. Po kështu kreu i LDK-së ka njoftuar se se Këshilli i Përgjithshëm i Partisë së tij i ka dhënë dritën jeshile që të formojë një koalicion me AAK dhe Nismën dhe AKR-në, për qeverinë e re.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e re ne kosove albin kurti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll