Bota

Pamje të frikshme nga burgu në El Salvador, të dënuarit rreshtohen të ngjitur me njëri-tjetrin, shtrirë në tokë pas 22

27 Prill 2020, 08:12 Nga DOSJA
Pamje të frikshme nga burgu në El Salvador, të dënuarit

EL SALVADOR- Pamjet q po shikoni vijnë nga burgu në El Salvador, ku të dënuarit janë detyruar që të rreshtohen, ngjitur me njëri-tjetrin, duke injoruar edhe këshillat e distancimit social. Të burgosurit e burgut të Izalco janë ngjeshur njëri pas tjetrit pas urdhrit të presidentit të vendit Nayib Bukele, pas 22 vrasjeve të ndodhura ditën e enjte, që kanë ai autor disa nga bandat që janë dënuar në këtë burg.

El Salvadori mban numrin më të madh të vrasjeve në Amerikën Latine, por ky vend është prekur edhe nga koronavirusi. Në 22 mars u shpall emergjenca kombëtare, ndërkohë që deri më tani janë regjistruar vetëm 298 të infektuar dhe 8 viktima.

Cilat janë bandat e El Salvadorit?

Sipas Daily Mail, në vitet e fundit 100 mijë shtetas të El Slavador janë detyruar të largohen nga vendi për shkak të kërcënimeve nga bandat e rrugës. Në nisje të këtij muaji, bandat nisën të respektonin masat kundër pandemisë dhe të shtynin edhe të tjerët që t’i respketonin ato. Ato kërcënonin njerëzit të qëndronin brenda me armë dhe shkopinj bejsbolli.

Bandat më të njohura janë “Barrio 18” dhe “MS-13”, të dyja rivale të forta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bandat ne el salvador barrio 18 burgjet ne el salvador el salvador ms-13 bandat ne el salvador barrio 18 burgjet ne el salvador el salvador ms-13

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 08:04

Gjermania rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake

Shifër gati rekord: 1917 miliardë dollarë amerikanë kanë dhënë shtetet botërore për vitin 2019 për armatimin. Kjo është shifra më e lartë nga viti 1988 raporton...