Bota

Vogëlushja mrekulli! Vajza 6 muajshe fiton betejën me koronavirusin dhe përcillet me duartrokitje e lot gëzimi nga mjekët,

27 Prill 2020, 06:30 Nga DOSJA
Vogëlushja mrekulli! Vajza 6 muajshe fiton betejën me koronavirusin

ANGLI– Një vogëlushe 6 muajshe ka arritur që të mposhtë koronavirusin dhe një operacion në zemër. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Erin Bates nga Liverpool prej disa ditësh kishte qenë me frymëmarrje të drejtuar me një respirator.

Kjo gjë kishte ardhur për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj, pas infektimit me Covid-19.

Por, si të mos mjaftonte kjo gjë, vogëlushja vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese, dhe vetëm në muajin dhjetor të një viti më parë ishte operuar në zemër.

Pavarësisht këtyre shqetësimeve të mëdha, e vogla Bates, që është quajtur edhe si vogëlushja mrekulli ka mundur të fitojë betejën e saj me koronavirusin duke përlotur dhe mjekët. Ajo ka dalë negative në dy testet e bëra dhe ka lënë ambientet e spitalit, duke lënë pas duartrokitje dhe lot gëzimi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota erin bates koronaviusi ne angli erin bates koronaviusi ne angli

Sondazh

Poll