Bota

763 të infektuar dhe 21 viktima, gjatë 24 orëve të fundit 32 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

27 Prill 2020, 06:32 Nga DOSJA
763 të infektuar dhe 21 viktima, gjatë 24 orëve të fundit 32

Kosovë- 763 persona rezultojnë të infektuar në Kosovë dhe deri më tani kanë humbur jetën 21 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë shtet janë shënuar 32 raste të reja me COVID-19.  Ndërkohë ditën e djeshme humbi jetën një një 44-vjeçar nga Komuna e Gjilanit, duke e çuan numrin e viktimave në 21. Pacienti vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 165.

 

“Të infektuarit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime në Kosovë: Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e tre (23) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: katërmbëdhjetë (14) raste Pejë, pesë (5) raste Nakëll dhe katër (4) raste Bllagajë), katër (4) raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, dy (2) raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime. IKSHPK bën thirrje që të zbatohen rekomandimet që sa më shpejt të dilet nga kjo situatë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove koronavirusi ne kosove viktimat e covid ne kosove

Sondazh

Poll