“Thoni fjalë të mira”, zyrtarët gjermanë tregojnë se Kina tenton të manipulojë të dhënat për koronavirusin
26 Prill 2020, 20:29Nga DOSJA
BERLIN– Diplomatët kinezë iu drejtuan zyrtarëve të qeverisë gjermane në përpjekje për t’i inkurajuar ata të japin deklarata pozitive se si Pekin po e menaxhon pandeminë e koronavirusit. Këtë gjë tha ministri gjerman i brendshëm në një letër këtë muaj.
“Qeveria gjermane është në dijeni të kontakteve individuale të bëra nga diplomatët kinezë me qëllim të ndikimit të deklaratave pozitive publike mbi menaxhimin e koronavirusit nga Republika Popullore e Kinës,”- thuhet në letër.
“Qeveria federale nuk i ka përmbushur këto kërkesa,“- vijohet më tej.
Letra ishte e datës 22 Prill dhe iu dërgua anëtarit të parlamentit të Partisë së Gjelbër Margarete Bause, në përgjigje të pyetjes së saj, nëse diplomatët kinezë kishin kontaktuar me zyrtarë gjermanë me qëllimin për t’i inkurajuar ata të bënin vërejtje pozitive.
Komente u raportuan për herë të parë nga gazeta WElt am Sonntag. Gazeta citoi ambasadën kineze në Berlin për kundërshtimin e raportit, të cilin e quajti të pavërtetë.
Në letër, ministria e brendshme tha se qeveria kishte pranuar përpjekjet e Kinës për të përmirësuar pandeminë, veçanërisht që nga 23 janari. Ajo vazhdoi të thotë që Berlini i kishte thënë qeverisë kineze se besonte se transparenca ishte e rëndësishme për luftimin e pandemisë, pa thënë nëse besonte se qeveria kineze kishte qenë transparente apo jo.
Të Premten, Reuters raportoi se Kina po kërkon të bllokojë një raport të Bashkimit Evropian, ku pretendohet se Pekini po përhapte dezinformata në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, sipas katër burimeve dhe korrespondencës diplomatike.
TIRANË– Prof.dr. Andrea Shundi ka sjellë së fundmi një libër me receta, të titulluar “E(t)nogastronomia arbëreshe“. Në librin e tij, dëshmohet se gas...
Nju Xhërsi është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara. Kur autoritetet urdhëruan kufizimin e aktiviteteve dhe operacioneve për...
TIRANË– Fotot që po shikoni janë shkrepur nga dalja e fundit publike që ka patur Kim Jong Un, diktatori i Koresë së Veriut, para se të zhdukej. Në pa...
ITALI– “Ka një kurë, një terapi që funksionon brenda një kohe të shkurtër!” Kështu u shpreh Gulio Tarro, profesori napolitan dhe nxënësi i të madhit, Albert Sa...
ITALI– 260 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve në Itali, duke e çuar numrin total të viktimave në 26644Bilanci sa vjen e ulet, pasi sot janë shënu...
MAQEDONI E VERIUT– Dy pacientë të tjerë me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, dhe numri total i viktimave ka ...
BRITANI– Britania e Madhe ka një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave nga koronavirusi krahasur me një ditë më parë. Autoritetet shëndetësore kanë njof...
TIRANË– Media italiane “La Stampa” ka publikuar para disa orësh një foto të një personi që shihet i shtrirë dhe me sytë e mbyllur, duke dhënë kështu përsht...
RUSI- Në Rusi 66 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19, duke e çuar në total numrin e viktimave në 747.Ndërkohë autoritetet shë...