Aktualitet

COVID-19/ Shkon në 28 numri i viktimave në Shqipëri, 60-vjeçari humb jetën tek “Shefqet Ndroqi”

26 Prill 2020, 07:10 Nga DOSJA
COVID-19/ Shkon në 28 numri i viktimave në Shqipëri,

Tiranë-Shkon në 28 numri i viktimave në Shqipëri nga COVID-19. Në orët e para  të mëngjesit të sotëm ka ndërruar jetë në spitalin COVID-2 (Shefqet Ndroqi) një 60-vjeçar me iniciale R.K. Ministria e Shëndetësisë njofton se pacienti ndodhej i shtruar prej 2 javësh në reanimacion dhe ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas MSH pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabeti dhe hipertension.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19. 60-vjeçari R.K nga Tirana ishte i shtruar në reanimacion prej dy javës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pacientj vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (Diabet Melitus, Kardiopatia Hipertensive, Nefropatia Diabetike, Obezitet). Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, 60-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe bën thirrje të gjithë qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë rregullat e vendosura. Deri tani 28 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19, pavarësisht punës së madhe të stafeve mjekësore të spitaleve COVID.

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Deri më tani në vendin tonë rezultojnë të infektuar 712 persona dhe betejën me COVID-19 e kanë fituar 403 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit harta është zgjeruar me 18 raste në Krujë, 1 në Mat,  6 raste në Kukës, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit,  2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavoirusi në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi koronavoirusi në shqipëri viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll