Aktualitet

COVID-19/ 726 të infektuar dhe 28 viktima, humb jetën 60-vjeçari tek “Shefqet Ndroqi”, Pipero: Po bëhen më shumë teste

26 Prill 2020, 06:18 Nga DOSJA
COVID-19/ 726 të infektuar dhe 28 viktima, humb jetën

Shqipëri- 726 të infektuar, 28 viktima dhe 410 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar me COVID-19 edhe 14 persona të tjerë. Sipas ministrisë harta  është zgjeruar me 9 raste të reja në Krujë, 4 raste në Tiranë, mes të cilëve një në institucionin e vuajtjes së denimit, dhe 1 rast i ri është në Shkodër. Po kështu, gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410. Ndërkohë ditën e sotme MSH ka bërë me dije se një 60-vjeçar me iniciale R.K ka ndërruar jetë në spitalin COVID-2. Pacienti ndodhej i shtruar prej 2 javësh në reanimacion dhe ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Sipas MSH pacienti vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese, si diabeti, obeziteti dhe hipertension.

Aktualisht në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar, 2 prej të cilëve janë në terapi intensive në gjendje të rënduar dhe 4 pacientë janë në pavion.

Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasitrliu deklaroi se spitali Covid 3, do të presë rastet që janë në fazë shërimi, në rast se do të ketë një shtim të të prekurve. Manastirlu tha se është duke u përgatitur plani i masave të përgatitjes së sistemit shëndetësor për fazën e hapjes. Sakaq, mjeku Pëllumb Pipero nënvizoi se shtimi i rasteve vjen prej shtimit të testimeve dhe gjurmimit agresiv të kontakteve të të infektuarve. Ai theksoi se 34 rastet e reja me COVID-19 janë kontakte të ngushta të atyre që janë infektuar më parë dhe janë raste asimptomatike.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll