Aktualitet

Qytetarët në karantinë, por sot nënat me fëmijë mund të dalin për xhiro deri në orën 11:00

26 Prill 2020, 06:01 Nga DOSJA
Qytetarët në karantinë, por sot nënat me fëmijë

Tiranë- Shqiptarët vijojnë të jenë në karatinë gjatë kësaj fundjave, masë kjo e marrë nga qeveria pas përhapjes së COVID-19. Të gjithë qytetarët deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit nuk lejohen të dalin nga shtëpitë dhe çdo aktivitet në vend është mbyllur.

Nga ky rregull i ri i qeverisë bëjnë përjashtim vetëm nënat. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e somte  mund të dalin deri në orën 11:00 të gjitha gratë me fëmijë. Rama  nënvizoi se se deri në orën 11:00 mund të dalin lirisht për të bërë xhiro nënat që kanë fëmijë deri në moshën 10-vjeç.

Urdhri i Ramës është njësoj si javën e kaluar, ku u lejuan që të dilnin nënat më fëmijët e tyre deri në 10 vjeç. Edhe pse urdhri ishte i qartë që duhet të dilnin vetëm nënët, kishte dhe disa baballarë që shoqëruan fëmijët gjatë xhiros së mëngjesit. Ndërsa,  dita dita e djeshmeishte dita e pensionistëve, të cilët respektuan rregullat, pasi kishin vënë maska e doreza teksa dolën për të bërë xhiro.  Ndërkohë nga e hëna do të vijojnë masat lehtësuese, do të hapet blloku i ri i bizneseve dhe dalja në këmbë do jetë 2 orë e 30 minuta.

 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll