Aktualitet

Polici rreh me grushta gazetarin në Fier, dyshonte se i ngacmonte të dashurën (EMRAT+DETAJE)

25 Prill 2020, 19:25 Nga DOSJA
Polici rreh me grushta gazetarin në Fier, dyshonte se i ngacmonte të

FIER- Një sherr mes një polici të rrugores që ishte jashtë shërbimit dhe një gazetari ka ndodhur sot në Fier. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, polici, Anxhelo Bardhi, bashkë me një person tjetër që udhëtonin me një makinë tip “ Benz”, kanë dalë nga mjeti i tyre dhe kanë nisur të qëllojnë me mjete të forta xhamin e makinës “Opel” , ku udhëtonte gazetari, Xhoel Osmenaj.

Bardhi bashkë me personin tjetër që e shoqëronte kanë shkuar tek dera makinës së gazetari, që drejton një media lokale në Fier, i kanë thyer xhamin dhe e kanë qëlluar me grushte.

Vajza, e cila mësohet se është shkak për sherrin, pasi Polici ka akuzuar Osmenajn se e ngacmonte, po mundohet të frenojë këtë sherr, por ata vijojnë të qëllojnë shoferin në “Opel”.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë patrulla e policisë, e cila ndodhej aty pranë dhe ka shoqëruar në Komisariat të Policin dhe gazetarin. Pas ngjarjes Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka pezulluar nga detyra efektivin, Anxhelo Bardhi, që u përfshi në sherr.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet polici dhunon gazetarin policia fier sherr ne fier xhoel osmenaj polici dhunon gazetarin policia fier sherr ne fier xhoel osmenaj

Sondazh

Poll