Aktualitet

30 vite në errësirë, rikthehet energjia elektrike në fshatin Çerem të Tropojës

25 Prill 2020, 21:03 Nga DOSJA
30 vite në errësirë, rikthehet energjia elektrike në fshatin

TROPOJË– Në fshatin Çerem të Tropojës, është rikthyer sërish energjia elektrike pas 30 vitesh mungesë. Lajmi është bërë publik nga kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, i cili ka publikuar dhe fotot nga momenti kur vendoset linja e re elektrike.

Tashmë fshati Çerem do të ketë energji eletkrike, por rrezikohet nga COVID-19, pasi si kreu i bashkisë dhe pjesëmarrësit e tjerë nuk ishin pajisur as me maska e as me doreza dhe nuk kanë ruajtur distancën sociale.

“?Kjo dite do te ngelet e shenuar per çdo banor e admirues te bukurive natyrore ??te fshatit ?Çerem te Tropojes. ?Pas 30 vitesh sot u lidh energjia elektrike.? ?Personalisht jam shumefish i lumtur pasi mu dha rasti qe pas 5 vite shkeputje nga ky komunitet i mrekullueshem, te rinis me energji e vullnet projektet e shumta te lena pergjysem. Kete dhurate bujare te Zotit ??tani do te kene mundesi ta shijojne banoret e rikthyer te cilet po investojne e turistet e shumte qe presin ta vizitojne.

?Edhe nje here mirenjohje? Kompanise OSHEE dhe posaçerisht drejtuesve Afrim Hoda e Sami Imeraj dhe gjithe ekipit realizues qe ne kohe rekord realizuan nje investim te domosdoshem per te cilin askush nuk eshte kujtuar ne 3 dekada. Mirenjohje ?te gjithe drejtuesve te institucioneve te Tropojes dhe banoreve te shumte te Çeremit qe ndame se bashku kete dite arritjeje me te vertet impresionuese. Jam i sigurt se me moton qe na shoqeron “Se bashku per Tropojen”,do te kemi projekte te tjera jetesore qe do ti kthejne Alpet? tona ne nje destinacion magjik per turiste nga vendi dhe e gjithe bota dhe fitimprures per banoret dhe investitoret”, shkruan Byberi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fshati cerem rexh byberi rikthehet energjia elektrike fshati cerem rexh byberi rikthehet energjia elektrike

Sondazh

Poll