Aktualitet

Policia surprizon vogëlushin shqiptar në Angli, i shkon me sirena 4-vjeçarit për ditëlindje

25 Prill 2020, 20:38 Nga DOSJA
Policia surprizon vogëlushin shqiptar në Angli, i shkon me sirena

ANGLI- Policia në Britani ka bërë të lumtur sot një 4-vjeçar, duke i bërë një surprizë në ditën e tij të lindjes. Policia e zonës e Enfield e cila ka surprizuar djalin e vogël të një familje shqiptarë që jeton aty.

Daniel Bala mbushte katër vjeç dhe babai i tij, kishte thirrur Policinë që të kalonte përpara shtëpisë së tyre dhe t’i bënin një surprizë djalit të tij. Katër vjeçari gjithmonë kishte shprehur simpatinë për policët, por sot ata i bënë surprizën në ditën e tij të veçantë.

Ata i sollën dhe dhurata të voglit dhe fotot i postuan edhe në faqen e Policisë. “Ky djalë i vogël pati një vizitë nga ne sot, dëgjuam se ishte ditëlindja e tij e 4-të dhe se ai e do Policinë, kështu që ne u thirrëm për ta befasuar. Gëzuar Ditëlindjen Daniel nga të gjithë në”, shkruhet në faqen e Policisë, të cilën e ka shpërndarë dhe babai i Danielit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel bala fatos bala policia surprizon 4 vjecarin daniel bala fatos bala policia surprizon 4 vjecarin

Sondazh

Poll