Aktualitet

Dhunoi gazetarin në mes të Fierit, pezullohet nga puna efektivi i Policisë Roskovec

25 Prill 2020, 19:39 Nga DOSJA
Dhunoi gazetarin në mes të Fierit, pezullohet nga puna efektivi i

FIER- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga puna efektivin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec që u përfshi sot në një sherr në qendër të Fierit. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se efektivi me inicialet A.B., ka qenë jashtë orarit të shërbimit dhe është përfshirë në një sherr banal me një gazatar dhe e ka dhunuar atë. 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pezullon menjëherë nga detyra punonjësin e patrullës në Stacionin e Policisë Roskovec, shtetasin A. B., pasi:  Sot, rreth orës 20:00, ky punonjës policie, jashtë orarit të shërbimit, në afërsi të sheshit qëndror të qytetit të Fierit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta automjetin e shtetasit Xh. O. dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Pas ndërhyrjes së patrullës është bërë shoqërimi i menjëhershëm i shtetasit A. B. në Komisariatin e Policisë Fier dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.  Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit dhe SHÇBA-së, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë“, shkruan Policia.

Dosja.al raportoi më herët për këtë ngjarje dhe në një video të publikuar shihet kur efektivi shkon dhe dhunon gazetarin që po qëndron në makinën e tij. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet nga puna polici polici dhunon gazetarin policia fier sherri ne fier pezullohet nga puna polici polici dhunon gazetarin policia fier sherri ne fier

Sondazh

Poll