Bota

Njerëzimi në luftë me COVID-19/ Shënohen 203,307 viktima në të gjithë botën, mbi 2.9 milionë njerëz të infektuar (SHI

26 Prill 2020, 06:52 Nga DOSJA
Njerëzimi në luftë me COVID-19/ Shënohen 203,307 viktima

Bota është ende në luftë me COVID-19. Aktualisht në të gjithë botën kanë humbur jetën 203,307 persona dhe janë infektuar 2,923,009 të tjerë. Betejën me COVID-19  e kanë fituar 837,156 qytetarë.

Sipas të dhënave më të fundit, SHBA-ja është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave. Në Amerikë kanë humbur jetën 54,265 qytetarë dhe janë të infektuar 960,896 të tjerë. Situata paraqitet e qetë në Kinë, pasi gjatë orëve të fundit janë shënuar vetëm 11 raste të reja me COVID-19. Numri total i viktimave në këtë shtet është 4,632.

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani janë shënuar 26,384 viktima dhe në Spanjë kanë humbur jetën nga virusi 22,902 qytetarët. COVID-19 po bën kërdinë edhe në Francë, pasi aty 22,614 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Gjermani kanë humbur jetën 5,877 qytetarë.

COVID-19 është përhapur masivisht edhe në Ballkan. Çdo ditë raportohet për raste të reja në Mal të Zi, Greqi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Ndërkohë në Shqipëri janë aktualisht 712 të infektuar dhe janë shënuar 27 viktima.

Burimi:.worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne bote viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll