Bota

Emigrantët lihen në mëshirë të fatit në Katar, jetojnë 8 veta në një dhomë. Rrezikohet të përhapet COVID-19

25 Prill 2020, 19:54 Nga DOSJA
Emigrantët lihen në mëshirë të fatit në Katar,

KATAR- Kushtet në Karat për ata që janë të izoluar janë shumë të këqija për emigrantët. The Economist ka publikuar një foto dhe shkruan se në kohën e pandemsië 8 burra flenë në një dhomë.

Ndërsa gjatë ditës ata hipin në autobuzë të mbushur plot për të shkuar në punë. Distancimi shoqëror për të huajt në Katar, ashtu si në shtetet e tjera të Gjirit, nuk ekziston dhe tashmë ata po përballen ndryshe me COVID-19.

Por për qindra mijëra emigrantë që punojnë atje dhe jetojnë në konvikte të mërzitshme të Gjirit, dhe kushtet janë mëse të favorshme që virusi të përhapet.

Gjashtë anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit vepruan herët për ta menaxhuar situatën me  koronavirusin. Por pas disa javësh rritje të ngadaltë rastesh me të prekur, rastet e reja po shtohen shumë shpejt.

Është evidentuar që virusi po përhapet më shpejt në mesin e punëtorëve. Përpjekjet e qeverive kanë qenë të  ngadalta për t’i ndihmuar ata.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne emiratet e bashkuara emigrantet ne katar covid ne emiratet e bashkuara emigrantet ne katar

Sondazh

Poll