Bota

“Ia bëmë vetes”, shkencëtari amerikan u hedh fajin njerëzve për koronavirusin: Kjo është hakmarrja e natyrës

25 Prill 2020, 16:36 Nga DOSJA
“Ia bëmë vetes”, shkencëtari amerikan u hedh fajin

Shkenctari i njohur, Thomas Loveley, u ka hedhur fajin njerzve për shpërthimin e COVID-19. Në një deklaratë ai shprehet se njerëzimi po sulmon veten, pasi sipas tij tregtia e paligjshme e kafshëve të egra dhe ndërhyrja e madhe e njerëzve në natyre janë shkaqet kryesore të pandemisë së koronavirusit.

Sipas mediave ndërkombëtare Loveley shton se kjo është hakmarrja e natyrës dhe në ia bëmë vetes. Shkencëtarët po zbulojnë se dy nga katër viruse të reja që krijohen çdo vit vijnë si rezultat i ndërhyrjes së njeriut në botën natyrore.

Kjo pandemi është pasojë e ndërhyrjes sonë të madhe dhe të vazhdueshme në natyrë dhe tregëtisë së kafshëve të egra, dhe në veçanti, tregjet ku shiten kafshë të egra, tregjet e specieve të gjalla të detit në Azinë jugore dhe tregjet e kafshëve të egra në Afrikë… Është mjaft e dukshme, ishte thjesht çështje kohë përpara se diçka si kjo të ndodhte”, shprehet ai.

Deklarata e shkencëtarit u bë për të shënuar publikimin e një raporti nga Qendra për Progresin Amerikan sipas të cilit SHBA-të duhet të rritin përpjekjet për të luftuar tregtinë e kafshëve të egra si një mënyrë për të ndihmuar në përballimin e pandemive.

Tregjet për të cilat foli Lovejoy janë tregje tradicionale që shesin kafshë të gjalla (ferme dhe të egra), si dhe fruta, perime dhe peshk të freskët, shpesh në kushte jo-higjienike.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shkaqet e koronavirusit thomas loveley shkaqet e koronavirusit thomas loveley

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 13:49

GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve që janë prekur  nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyll...