Aktualitet

Ndërtimet në Tiranë, denoncimi: Iku edhe Restorant Ujëvara, do ndërtohet pallat (Foto)

26 Mars 2019, 13:16 Nga DOSJA
Ndërtimet në Tiranë, denoncimi: Iku edhe Restorant Ujëvara,

TIRANË– Vala e ndërtimeve vazhdon me intensitet maksimal në kryeqytet. Pavarësisht se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj premtoi zero ndërtime në Tiranë, ndryshe duket se do të ndodhë. Një denoncim është bërë sot në rrjetet sociale nga Aleanca për Teatrin ku thuhet se do të prishet restoranti i njohur prej kaq vitesh si Restorant Ujëvara, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati 10-katësh.

“Iku dhe Restorant Ujvara! Prapa stadiumit “Selman Stermasi”, një godinë një katëshe, e njohur si Restorant Ujvara për shumë vite, është rrethuar me kangjella. Një pallat mbi 10 kate pritet të ndërtohet edhe këtu. E gjithë zona dikur e sistemuar me pallate të rregullta 4-5 katëshe, me hapësire publike para dhe pas, është shkatërruar tërësisht. Në vend që të rikthente hapësirat publike, Erion Veliaj këto vite ka punuar vetëm me një qëllim: betonizimin e çdo hapësire të mundshme.”-thuhet në denoncim.

Ndërtimet në Tiranë janë kthyer në objekt debati edhe në gjirin e qeverisë. Zv.ministri Artan Shkreli doli hapur dje kundër kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj e më pas e fshiu me urgjencë postimin. Por e bija e Shkrelit, shkruante ditë më parë se Tirana nuk njihet më dhe nuk ka më lidhje me qytetin e saj të dashur. (Lexo këtu.).

(F.G/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit ndertime ne tirane prishet ujevara aleanca per mbrojtjen e teatrit ndertime ne tirane prishet ujevara

Sondazh

Poll