Aktualitet

Dështon seanca për vrasjen e Marvi Mihalit, babai akuza avokatëve: Kriminelë që rendin pas parave

26 Mars 2019, 12:57 Nga DOSJA
Dështon seanca për vrasjen e Marvi Mihalit, babai akuza

Tiranë- Ditën e sotme ka dështuar për herë të katërt gjyqi ndaj vrasjen e Marvi Mihalit. Mësohet se këtë herë seanca gjyqësore është ndërprerë pasi avokatët e të pandehurve,u ofenduan nga fjala e babait të Marvi Mihalit.

Babai i Mavri Mihalit u shpreh e avokatët janë munduar që gjatë gjithë procesit të shpëtonin disa kriminelë dhe se rendin pas parasë. Ndër të tjera, babai Pavllo Mihali, kërkoi dënimin me nga 35 vite burg secilin, si dhe paralajmëroi se nëse nuk vendoset drejtësi, do veproj Kanuni dhe Kurani.

Pas kësaj deklarate avokati Sokol Hazizaj, tha se ai ndihej i ofenduar nga këto fjalë dhe se nuk mund ta vazhdonte më procesin.

Edhe në seancën e kaluar prindërit e të ndjerit hodhën akuza të rënda ndaj shtetit. Ata u shprehën se disa nga vrasësit e djalit të tyre janë me pushime në Greqi. 

 J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avokatët ofendohen nga babai marvi mihali vrasja për një karikures telefoni avokatët ofendohen nga babai marvi mihali vrasja për një karikures telefoni

Sondazh

Poll