Bota

VIDEO/ Pamjet spektakolare, ja si i dezinfekton Italia rrugët, ventilator dëbore me kamionë

25 Prill 2020, 10:16 Nga DOSJA
VIDEO/ Pamjet spektakolare, ja si i dezinfekton Italia rrugët, ventilator

ITALI– Me rënien e ndjeshme të bilancit të viktimave, Italia ka nisur përgatitjet edhe për fazën e dytë të virusit, ku do të nis lehtësimi i masave.

Ndërkohë sëfundmi është parë sesi autoritet italiane kanë përdorur disa ventilatorë për të dezifektuar qytetet në rajonin verio të Italisë.  Ventilatorë të tillë përdoren për të lëshuar dëborë.

Në pamjet e publikuara shihet se ventilatorët janë montuar mbi disa kamionë, duke bërë të mundur dezifektimin e të gjithë zonës veriore të Italisë. Mësohet se këto  ventilatorë përdoren për të mbuluar shpatet e maleve  me dëborë, në vende ku zhvillohet sporti i skive.

Kujtojmë që deri më tani Italia është vendi më i goditur në Europë nga koronavirusi, pasi kanë vdekur mbi 25 mijë persona dhe janë infektuar afro 200 mijë të tjerë.

Por kryeminsitri Conte ka deklaruar se nga data 4 maj Italia futet në Fazën 2 të virusit, por edhe pas lehtësimit të masave banorët do të duhet të zbatojnë rregullat e  higjenës, në mbrojte nga COVID-19.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi: Euronews 

A.C; F.G/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll