Bota

Fitoi betejën me Covid-19/ Së shpejti Boris Johnson do të kthehet në Downing Street

25 Prill 2020, 09:57 Nga DOSJA
Fitoi betejën me Covid-19/ Së shpejti Boris Johnson do të kthehet

BRITANI E MADHE– Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të kthehet në punë menjëherë pas rikuperimit të tij nga Covid-19, pasi presioni po rritet akoma më shumë mbi qeverinë e tij për të nxjerrë Britaninë e Madhe nga kriza e koronavirusit.

55-vjeçari është është rikuperuar pas infektimit nga koronavirusi e tashmë ai pritet të kthehet fuqishëm në drejtimin e vendit. Kujtojmë që Johnson ka dalë jashtë spitalit prej 12 prillit.

Tashmë mësohet se kryeministri britanik do të rikthehet në Downing Street, pasi zyrtarët thanë se ai kishte folur me Mbretëreshën Elizabetë II gjithashtu edhe me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas mediave të huaja raportohet se zëvendësi i Johnson ka deklaruar se ai mund të kthehej në zyrën e tij të hënën dhe të zhvillonte takime informuese me ministrat e kabinetit.

Por Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock i cili u infektua nga virusi, u tregua më  i kujdesshëm, pavarësisht përparimit të kryeministrit.

“Unë fola me të dje, ai është i gëzuar, dhe është i guximshëm dhe ai përfundimisht është në gjendje të mirë për të punuar. Kur ai kthehet saktësisht është çështje për të dhe mjekët e tij.“-tha Hancock ditën e djeshme.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe matt hancock koronavirusi në britaninë e madhe matt hancock

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 06:13

2.8 milionë banorë janë infektuar nga koronavirusi, ndërsa numri global i personave që kanë ndërruar jetë e kalon shifrën e 200 mijë viktimave. Autoritetet amer...