Bota

Fitoi nga amnistia për Covid-19, babai 33-vjeçar arrestohet sërish pasi vrau vajzën e tij 9-vjeçare në Turqi

25 Prill 2020, 12:00 Nga DOSJA
Fitoi nga amnistia për Covid-19, babai 33-vjeçar arrestohet

TURQI– Një baba është arrestuar dhe po përballet me akuzat për vrasjen e vajzës së tij nëntë vjeçare vetëm disa ditë pasi u la i lirë nga burgu, si shkak i amnistisë që përfitoi nga koronavirusi.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Muslum Aslan, i cili u burgos vitin e kaluar pasi goditi me thikë gruan e tij, Rukiye Aslan, e cila fatmirësisht i shpëtoi sulmit.

Mesa duket 33-vjeçari nuk e ka gëzuar lirinë  nga burgu pasi Turqia miratoi masa për të zvogëluar dënimet për gati një të tretën e popullsisë së burgosur në vend, sepse mediat e huaja kanë shkruar se 33-vjeçari është arrestuar sërish sepse ai vrau vajzën e tij vetëm 9-vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi ai doli nga burgu, shkoi te gruaja e tij nga e cila bëri kërkesë për divorc, duke shprehur dëshirën për të parë tre fëmijët e tij. Vetëm pak ditë më vonë vrau vogëlushen 9-vjeçare Ceylan,  e cila u dërgua në spital, por vdiq 4 ditë pas shtrimit në spital.

Pas vrasjes ai u kap nga policia dhe u arrestua përsëri. “Ai gjithmonë ka përdorur dhunë ndaj fëmijëve të mil. Ai e vari vajzën time më të madhe në një mur dhe e goditi me një tub. Ai qëlloi dhe e vrau atë para se t’i dërgonte dy fëmijët e tjerë në shtëpi me taksi. Vajza ime ka vdekur. Dua që kjo vrasje të ndëshkohet rëndë.”- ka thënë Rukiye.

Burimi: Ilmessaggero 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi turqi koronavirusi ne turqi turqi

Sondazh

Poll