Aktualitet

Shpëtuan 15-vjeçaren nga flakët nëpërmjet litarit, njihuni me ekipin hero të zjarrfikësve të Tiranës (Foto+Video)

26 Mars 2019, 10:01 Nga DOSJA
Shpëtuan 15-vjeçaren nga flakët nëpërmjet litarit,

TIRANË-Një ditë më parë zjarrfikësja e Tiranës mori pjesë në shpëtimin e disa banorëve në zonën e Kinostudios, pasi një apartament u përfshi nga flakët. Videoja e shpëtimit të një 15-vjeçareje e cila u nxor me litar nga ballkoni e u dërgua në spital, u bë virale në rrjet. (Lexo këtu).

Sot, një ditë më pas, Dosja.al foli me ekipin e zjarrfikësve që shpëtuan adoleshenten, dhe banorët e apartamentit. Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj sqaroi për Dosja.al se në operacionin e shpëtimit morën pjesë 5 makina dhe 16 efektivë të repartit të zjarrfikëses.

Ishte një operacion i vështirë. Morën pjesë 16 punonjës të zjarrfikëses dhe 5 automjete u vunë në shërbim të neutralizimit të flakëve. Përparim Boshnjaku, Sofie Hysaj, Klevis Qato, Agron Haxhaj ishin nga punonjësit më aktiv që u dhanë ndihmë banorëve dhe luftuan me flakët.

Zjarri kishte asfiksuar edhe banorë të apartamenteve ngjitur me banesën ku kishte rënë zjarri dhe u asfiksuan më shumë se 8 persona. Shpëtimi i 15-vjeçares u bë me litar dhe u nxorr nga ballkoni, pasi ajo kishte mbetur në një vend të bllokuar nga tymi,”– shprehet Goxhaj.

Ekipi i zjarrfikëses shpëtuan edhe një grua bashkë me fëmijën e saj, siç shihet edhe në këtë video të siguruar nga Dosja.al.

Ky padyshim është një nga momentet e vështira që bëjnë përditshmërinë e këtyre punonjësve të shtetit që sakrifikojnë kohë, shëndet dhe energji për të shpëtuar jetë njerëzish.

Do të na bënte të gjithëve shumë mirë që të ndaleshim, e qoftë për pak minuta t’i falenderonim këta heronj të pakursyer të punës. Këta janë shqiptarët e mirë…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron haxhaj heronjte e zjarrefiekses kinostudio klevis qato përparim boshnjaku shkëlqim goxhaj shpetimi i 15 vjecares sofie hysaj tirane zjarr ne tirane zjarrefikese tirane agron haxhaj heronjte e zjarrefiekses kinostudio klevis qato përparim boshnjaku shkëlqim goxhaj shpetimi i 15 vjecares sofie hysaj tirane zjarr ne tirane zjarrefikese tirane

Sondazh

Poll