Aktualitet

Sëmuret avokati Sollaku, shtyhet pretenca për “Eskobarin e Ballkanit”

26 Mars 2019, 09:53 Nga DOSJA
Sëmuret avokati Sollaku, shtyhet pretenca për “Eskobarin e

TIRANË- Është shtyrë për në datën 2 prill senaca për Klement Balilin, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”.  Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatit mbrojtës, Theodhor Sollaku, i cili ka shpjeguar se është i sëmurë.

Po ashtu në sallën ku pritej të zhvillohej seanca, ku Balili do të njihej me pretencën, as ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm. Gjykata për këtë çështje ka caktuar dhe avokatin mbrojtës Remzi Ponari, por dhe ky i fundit ka kërkuar kohë që të njihej me dosjen që të bënte mbrojtjen.

Në këto kushte togat e zeza kanë vendusr që të shtyjnë seancën, dhe kanë njoftuar se Balili do të njihet me pretencën në datën 2 prill ora 13:30.

Më 25 shkurt  Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar ndaj Klement Balilin. Trupa gjykuese e cila po shqyrton këtë çështje kryesohet nga Flora Hajredinaj, Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Balili ishte prej 3 vitesh në arrati ndërkohë që akuzohet për ‘trafik droge’, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eskobari i ballkanit gjykim i shkurtuar klement balili pretenca per balilin theodhor sollaku eskobari i ballkanit gjykim i shkurtuar klement balili pretenca per balilin theodhor sollaku

Sondazh

Poll