Sport

Në Gjermani do shpikin një futboll ndryshe, “Të luhet futboll me maske, ndalet loja nëse bie në tokë

24 Prill 2020, 20:17 Nga DOSJA
Në Gjermani do shpikin një futboll ndryshe, “Të luhet

GJERMANI-Skuadrat në Gjermani prej javësh janë stërvitur individualisht e tani edhe në grup, pasi synimi është që të zbresin në fushë më 9 maj. Por shteti po tregohet shumë i kujdesshëm dhe sipas një dokumenti të publikuar nga mediat gjermane, ka kërkuar që të respektohen kushte rigoroze e çdo masë ndihmëse, mes të cilave edhe maskat. Ministria e Punës ka përgatitur një dokument për rregullat e sigurisë duke rekomanduar që lojtarët të mbajnë maska edhe gjatë ndeshjeve për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Maska duhet të jetë e ndërtuar në mënyrë të tillë që “të mos rrëshqasë nga fytyra në rast të sprinteve, goditjeve me kokë dhe përplasjeve të lojës” dhe nëse bie në tokë, gjyqtari do të ishte i detyruar të ndalte lojën. Një zëdhënës i stafit mjekësor të ekipit kombëtar gjerman nuk e promovoi idenë:

“Nëse lojtarëve do t’u imponohet kjo, mendoj se duhet të refuzojnë.” Vendimi përfundimtar për këtë çështje duhet të merret të enjten 30 prill. Një propozim i ngjashëm ishte bërë në Belgjikë, por tani për tani tema është vendosur për ndalimin përfundimtar të kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bundesliga koronavirusi futboll ministria e punës gjermani bundesliga koronavirusi futboll ministria e punës gjermani

Sondazh

Poll