Sport

Reja ishte gati të bënte prezantimin, por e pengoi… armiku i padukshëm!

24 Prill 2020, 19:42 Nga DOSJA
Reja ishte gati të bënte prezantimin, por e pengoi… armiku i

Edy Reja ka folur në lidhje me vazhdimin e punës në kombëtaren kuqezi. Ai ishte i ftuar në emisionin “Fan Zone” në “Supersport” ku tregoi për planet dhe projektet e së ardhmes.

“Unë do të doja që të vija nesër në Tiranë për të vazhduar me projektin tim, por ky virus na ka mbajtur brenda. E ardhmja ime do të varet nga autoritetet se kur do të hapen kufijtë. Dua të vij sa më shpejt”.

“Duka? Nuk kam folur me të sepse ka qenë shumë i zënë me UEFA-n. Kam folur para disa kohësh dhe kishte besim se në shtator do të ktheheshin ndeshjet kombëtare”.

Reja ka folur dhe në lidhje me rinovimin e tij me kuqezinjtë. “Kam rinovuar kontratën dhe jam duke punuar me planin për ta çuar përpara. Kam hedhur firmën në kontratën e re. do të bëja dhe prezantimin, por gjithçka u bllokua nga COVID-19”, – tha ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edy reja fshf kombetare edy reja fshf kombetare

Sondazh

Poll