Sport

FIFA ndihmon futbollin, sa kanë përfituar klubet shqiptare nga fondi i emergjencës

24 Prill 2020, 16:58 Nga DOSJA
FIFA ndihmon futbollin, sa kanë përfituar klubet shqiptare nga fondi i

Ashtu si industritë e tjera, futbolli shqiptar po vuan më shumë se kurrë këtë periudhë, kur koronavirusi ka “ngrirë” sezonin dhe nuk dihet se cili do të jetë vendimi i shtetit për vijimin më tej të kampionatit.

FIFA po iu qëndron pranë klubeve të futbollit. Organi më i lartë i futbollit botëror ka akorduar një shumë prej 150 mln eurosh për 211 federata në total, që do të shpërndahen në mënyrë të barabartë së shpejti.

“Do të ofrojmë ndihmë të menjëhershme për federatat tona, shumë prej të cilave po përballen me vështirësi të mëdha”, – ka deklaruar Infantino, presidenti i FIFA-s.

Natyrisht, edhe futbolli shqiptar përfiton nga kjo ndihmë. Klubet shqiptare do të marrin gjithsej 500 mijë euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fifa futboll ndihma fifa futboll ndihma

Sondazh

Poll