Sport

Skandal në Spanjë/ Burg për dy ish-futbollistë të Real Betis dhe ish-drejtorin e Osasunas, trukuan ndeshjet

24 Prill 2020, 18:13 Nga DOSJA
Skandal në Spanjë/ Burg për dy ish-futbollistë të Real

SPANJË– Disa muaj më parë, në Spanj bëri bujë publikimi i disa mesazheve që akuzonin disa zyrtarë të Osasunas dhe dy ish lojtarë të Betisit, hetimi  zbuloi se Osasuna i pagoi në total 650 000 euro Betisit: 400 000 euro për të mposhtur Valladolidin, pastaj 250 000 euro që andaluzianët të humbisnin ndaj Osasunas (dy ndeshjet e fundit të sezonit). Betis mposhti Valladolid 4-3 dhe humbi në Osasuna 2-1.

Pesë ish-zyrtarë të Osasunas dhe dy ish-lojtarë të Betis Sevillas u dënuan me burg për fiksim rezultatesh të disa ndeshjeve gjatë sezonit 2013-2015 të La Ligas. Gjithsej nëntë persona u shpallën fajtorë për trukimin e rezultateve në mënyrë që Osasuna të mund të shmangte rënien në divizionin e dytë në vitin 2014. Ish-lojtarët e Betisit, Antonio Amaya dhe Xavi Torres, u dënuan me një vit burg, me gjobë 900 000 euro dhe pezullim për dy vjet nga aktivitetet futbollistike.

U dënuan gjithashtu ish-presidenti i Osasuna-s, ​​Miguel Archanco, ish-drejtuesit Juan Antonio Pascual, Jesus Peralta dhe Sancho Bandres si dhe dy agjentët e pasurive të patundshme, Cristina Valencia dhe Albert Nolla.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio amaya xavi torres la liga osasuna real betis antonio amaya xavi torres la liga osasuna real betis

Sondazh

Poll