Sport

Luftoi për ta patur lider te Chelsea, Sarri rikthen një maestro në kampionatin italian

24 Prill 2020, 15:33 Nga DOSJA
Luftoi për ta patur lider te Chelsea, Sarri rikthen një maestro

Sport Mediaset raporton se lojtari i radhës që kërkohet me ngulm nga trajneri Maurizio Sarri është Jorginho. Mesfushori i Chelsea është ndër të preferuarit e Sarrit, sepse ka punuar me të më parë.

Tekniku i “Zonjës së vjetër” dëshiron ta rikthejë sërish në skuadër, pasi ka shumë besim tek aftësitë e tij si futbollist. Drejtuesit e Juves kanë nisur menjëherë punën dhe po flasin me agjentin e lojtarit.

28-vjeçari duket se do ta mirëpriste një rikthim në Itali. Ai me shumë mundësi do të kthehet në objektivin numër një të “Zonjës së Vjetër”. Juventusi do të fitojë Champions League dhe një mjeshtër si ai para mbrojtjes i hyn në punë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juve merkato sarri sport mediaset juve merkato sarri sport mediaset

Sondazh

Poll