Sport

Mos u habisni! Stadiumi “Camp Nou” mund të marrë emër kanabisi, ortaku i Tysonit ofertë për blerjen e emrit

24 Prill 2020, 19:20 Nga DOSJA
Mos u habisni! Stadiumi “Camp Nou” mund të marrë emër

SPANJË-Klubi i Barcelonës njoftoi këtë javë se kishte vendosur të shiste për një vit emrin e stadiumit “Camp Nou” dhe të ardhurat e siguruara nga kjo marrveshje do të jepeshin si donacion për luftën ndaj koronavirusit.

Miliarderi Alki David ishte i pari që aplikoi publikisht për t’i dhënë “Camp Nou” një emër biznesi. Biznesmeni me origjinë nigeriane zotëron një nga pasuritë më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe dihet që është partneri i Mike Tysonit në biznesin e tij të kanabisit. Një vit më parë, ai u arrestua në Kmaraibe për transportimin e 5 000 bimëve marijuanë me aeroplanin e tij privat, vlerësuar një milionë e gjysmë euro.

Tani David dëshiron që një nga kompanitë e tij, Sëissx, të jetë e para që paguan për lidhjen e emrit me atë të “Camp Nout”.Sipas Daily Mail, miliarderi britanik Alki David pretendon se është i bindur se mund të sigurojë  para mbi të drejtën e emrit të “Camp Nou.”

 

Është një moment historik përshtatet mirë me planet e mia të tanishme. Sa për kostot e mundshme, David shtoi: “Manchester City tha pak më shumë se 18 milion për të drejtën e tyre, Tottenham tani po kërkon 25 milion £, por Barcelona është në një nivel tjetër.Ne kemi pasur tashmë disa kontakte fillestare dhe unë jam shumë i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje”, – tha ai për Daily Mail. Ai madje shprehet se “Barça dhe Anki David do të ishin një lidhje e këndshme, mendoj që “Sëissx Camp Nou” tingëllon mirë, do të ishte opsioni im i preferuar”.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alki david barcelona camp nou mike tyson alki david barcelona camp nou mike tyson

Sondazh

Poll