Sport

24 maji dita e rinisjes së Superligës? Zbulohet letra e FSHF-së drejtuar dy ministrive

24 Prill 2020, 15:13 Nga DOSJA
24 maji dita e rinisjes së Superligës? Zbulohet letra e FSHF-së

FSHF ka planifikuar rinisjen e kampionatit shqiptar, duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Sporteve që të marrin parasysh kërkesën për datën 22 maj 2020.

TV Klan ka zbuluar një dokument të datës 22 Prill, me anë të të cilit Federata propozon që ekipet të zbresin në fushë me 2 maj për të arritur formën fizike dhe më 24 maj për të vijuar më tej me ndeshjet e mbetura.

Sektori i garave ka punuar për të ndërtuar kalendare për zhvillimin e ndeshjeve, sipas asaj që raporton TV Klan. Nëse kushtet shëndetësore nuk do ta lejojnë zhvillimin e ndeshjeve të Superligës sipas kalendarit fillestar të parashikuar, atëherë FSHF ka gati të paktën edhe 2 plane të tjera për zhvillimin e ndeshjeve çdo 3 ditë.

Nuk diskutohet se do të jetë një kalendar i ngjeshur, por pa cenuar meritokracinë dhe integritetin e kampionatit shqiptar.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kampionati rinisja fshf kampionati rinisja

Sondazh

Poll