Sport

Trembet Juventusi, dy klube kontaktojnë me menaxherin Mendes për Ronaldon!

24 Prill 2020, 16:49 Nga DOSJA
Trembet Juventusi, dy klube kontaktojnë me menaxherin Mendes për

Don Balon shtang tifozët e Juventusit. Sipas tij, Paris Saint-Germain dhe Los Angeles Galaxy kanë kontaktuar me menaxherin e yllit Cristiano Ronaldo, Jorge Mendes.

Nëse Neymar shitet te Barcelona, në Paris duan një pasues të nivelit botëror dhe Ronaldo është njeriu ideal për t’u bërë lideri i skuadrës. Edhe te LA Galaxy kërkojnë një figurë të ngjashme me Zlatan Ibrahimovic, aktualisht lojtar i Milanit.

Deri tani, përgjigjja e Ronaldos ka qenë thjesht “jo, faleminderit”, por në Torino janë të vetëdijshëm se ofertat mund të rriten dhe një ditë CR7 mund të tundohet. Kjo varet nga Champions League.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport don balon los angeles psg don balon los angeles psg

Sondazh

Poll