Sport

Solli Baggio-n e Signorin te Bologna, ndahet nga jeta ish-presidenti i klubit

24 Prill 2020, 14:01 Nga DOSJA
Solli Baggio-n e Signorin te Bologna, ndahet nga jeta ish-presidenti i klubit

ITALI-Futbolli italian është në zi për vdekjen e Giuseppe Gazzoni Frascara. Sipërmarrësi, i cili kishte qenë i sëmurë prej kohësh, ndërroi jetë në moshën 84 vjeçare. Gazzoni  ishte president i Bolonjës nga qershori 1993 deri në shtator të vitit 2001.

Një dekadë më parë ai kishte qenë gjithashtu sponsor i kuqebluve me markën Idrolitina. Ai ruajti pronësinë e kompanisë deri në rënien e klubit në vitin 2005. Nga 2014 Gazzoni ishte emëruar president nderi i klubit. Në tre vjet ai kishte arritur ta çonte Bolonjën në Serie A nga Serie C pas sezoneve të vështira, duke shmangur gjithashtu falimentimin.

Ai kishte marrë në skuadër kampionë si Roberto Baggio e Beppe Signori. Gazzoni kujtohet edhe si një nga akuzuesit kryesorë të skandalit të Calciopoli.

 KUJTIMI I BOLOGNA-s

“Protagonist i operacionit të shpëtimit me të cilin bleu Bolonjën pas rrezikut të falimentimit, ai rindërtoi klubin dhe ekipin, duke rimarrë shpejt kampionatet elitare (fitoret e kampionateve 1994-95 në C1 dhe 1995-96 në B) dhe duke sjellë kuqeblutë në Serie A. Kujtojmë “blerjet e kampionëve  si Baggio dhe Signori, fitorja e Kupës Intertoto në gusht 1998 – një titull në ë palmares që mungonte nga ’74  -, pjesëmarrja e rizbuluar evropiane me udhëtimin e paharrueshëm të ekipit të Mazzone deri në gjysmëfinalen e Uefa  21 vjet më parë. Gazzoni – lexohet aty – ka rikthyer në Bologna entuziazmin e lojtarëve të mëdhenj, nga Pagliuca tek Andersson, nga Kolyvanov tek Cruz, e shumë të tjerë që kanë mbetur në zemrën e tuifozëve, me Ulivieri, Mazzone e Guidolin si timonierët kryesor në pankinë”. “Në vjeshtë 2001 – kujton Bologna – i shiti presidencën Renato Cipollini, duke mbetur pronar i Bfc për 4 vite të tjerë para se të kalonte në duart e Cazzola. Vazhdoi të punonte në rolin e presidentit të nderit nën drejtimin e Joey Saputo, duke treguar pjekuri e stil në panoramën e futbollit italian”. “E gjithë Bologna Fc 1909 – përfundon komunikata – merr pjesë në dhimbjen e familjes duke kujtuar me emocion Presidentin Gazzoni, që është future në historinë e Klubit tonë, duke kontribuuar në mënyrë vendimtare me punën e tij për ta kthyer të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar”.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport baggio signori bologna giuseppe gazzoni frascara baggio signori bologna giuseppe gazzoni frascara

Sondazh

Poll