Sport

Transferohet në reanimacion futbollisti i parë i prekur nga Covid-19 në kampionatin francez

24 Prill 2020, 13:40 Nga DOSJA
Transferohet në reanimacion futbollisti i parë i prekur nga Covid-19

FRANCË-Mesfushori 23-vjeçar i Montpellier, i cili ishte lojtari i parë i Ligue 1, që u prek nga koronavirusi, është shtruar në repartin e terapisë intensive në spitalin e qytetit, pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ndjeshëm.

Siç bën me dije klubi francez, futbollisti u shtrua në spital në fillim të javës, ndërsa sot ka kaluar në repartin e terapisë intensive, pasi kishte probleme me aparatin tretës dhe frymëmarrjen.

Junior Sambia iu bashkua Montpellierit në verën e 2017-ës, ndonëse nuk ka arritur të shndërrohet në titullar fiks të kësaj skuadre, ndërsa u bë i pari lojtar i prekur me Covid-19 në Ligue 1.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport junior sambia ligue 1 montpellier junior sambia ligue 1 montpellier

Sondazh

Poll