Sport

Rrahmanin e zëvendëson një tjetër shqiptar, te Verona mund të përfundojë …

24 Prill 2020, 11:05 Nga DOSJA
Rrahmanin e zëvendëson një tjetër shqiptar, te Verona mund

ITALI-Skuadra e Veronës duket sikur është abonuar me mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmanit i mjaftoi një sezon me skuadrën italiane për të bërë hapin e madh në Serinë A teksa në muajin qershor do të veshë fanellën e Napolit. Por, hapësirën e lënë bosh nga ana e mbrojtësit pritet ta mbulojë një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Ardian Ismajli.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë aktivizohet në Kroaci me klubin e Hajdukut të Splitit, ndërsa në sezonet e fundit ka treguar një maturi të madhe duke u shndërruar në mjaft të rëndësishëm për ekipin.

Ndërkohë, Ismajli ka edhe një kontratë deri në vitin 2022, kontratë e cila e vendos klubin e Hajdukut në kondita komode për të negociuar me italianët e Veronës. Momentalisht, vlera e 23-vjeçarit në Transfermakt është 800 mijë euro, por klubi i Hajdukut pritet të kërkojë rreth dy milionë euro për kartonin e mbrojtësi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardian ismajli hajduk split rrahmani verona serie a ardian ismajli hajduk split rrahmani verona serie a

Sondazh

Poll