Aktualitet

Kullat te Grada/Përplaset Goci me Zhupën: E kam denoncuar që në 2014 kur Basha drejtonte Bashkinë

26 Mars 2019, 09:43 Nga DOSJA

Tiranë- Një debat ka nisur mes pegagogut Ervin Goci dhe zëdhënëses së PD-së Ina Zhupës për ndërtimin e disa kullave pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Në disa reagime  në Facebook Ervin Goci ka denoncuar ndërtimin e kullave që sipas tij do të ndërtohen pranë Liqenit të Tiranës, te Grada e Republikës.

“Zyrtarizohet projekti i Kullave te Garda e Republikes, e gjitha pjesa e poshtme Parkut të Liqenit, ndërkohë që ju shqetësoheshit për shëndetin e kryeministrit. Këtë nuk do ta dëgjoni deri në zgjedhje, kurdo që të behen.. thjesht po zgjerojnë rrugen për t’a patur gati. Paraprakisht duhet të dini që përveç godinave të sherbimit përbri Universitetit Politeknik, tek e gjithë sipërfaqja ku rrinë sot Garda, do betonizohet me Kulla.”, denoncoi Goci një ditë më parë.

Pas denoncimit publik të pedagogut lidhur me zyrtarizimin e projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e kullave reagoi  edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Zhupa u shpreh se këtë denoncim e ka bërë fillimisht ajo, që në shtator të vitit të kaluar dhe sipas saj një ditë më parë ka bërë edhe një denoncim tjetër për kët projekt.

“Në përgjigje të aktivistit Ervin Goci. Denoncimi për kullat tek Parku i Liqenit është bërë nga unë që në shtator te vitit 2018, me dokumenta dhe video nga Akpt.”, u shpreh ndër të tjera Zhupa.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Gocit ndaj Zhupës i cili i sqaron se këtë denoncim e ka bërë që 2014 dhe ai thekson se partitë politike duhet të bëjnë veprime konkrete dhe jo denoncime në televizor.

“Në pamundësi për të komentuar te profili i znjsh.Zhupa, dua të them që historinë e kullave e kemi përmendur që në 2014  të protesta nëndige, të cilët meqë ra fjala e ka mbarsur Kryetari i Partisë ku aderon znjsh Zhupa. Kur ka shpërthyer historia e Parkut te Lojërave, ne e kishim paralajmeruar një histori të ngjashme, megjithëse nuk na e merrte mendja që do futeshin brenda në Park. Gjithsesi, znjsh Zhupa ngatërron një protestë aktivistesh që në vetvete është politike, me reagimin e një Partie Politike. Një Parti Politike nuk mund të bëje vetëm denoncime, po duhet të bëjë lëvizje politike që i ndalojne këto vendimarrje. Këta duhen permendur një e nga një, dhe të çohen të gjithe në Prokurori, kur ishte në Parlament duhet të kishte ngritur një Komision Hetimor, që të hetonte nga i pari te i fundit Kullë për Kullë, të gjithë të përfshirët.”, shkruan ndër të tjera Goci. 

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll