Sport

De Bruyne i admiron sulmuesit, zgjedh dy “bisha” të cilët do donte t’i kishte në skuadër

23 Prill 2020, 20:46 Nga DOSJA
De Bruyne i admiron sulmuesit, zgjedh dy “bisha” të cilët

Kevin De Bruyne do të dëshironte të ishte në një skuadër me portugezin Cristiano Ronaldo. Mesfushori i Manchester City është pyetur për dy emra dhe ai ka përfshirë CR7 si një nga partnerët, me të cilët do të donte të luante të paktën një herë.

“Preferoj sulmuesit. Për mua do të ishte e rëndësishme të kisha një lojtar që di të krijojë. Më pas me duhet dikush që të jetë i shpejtë, të depërtojë dhe të ndihmojë shumë. Te City jam me mesfushorë klasi, por për mua sulmuesit janë më të rëndësishëm. Emrat e mi janë Cristiano Ronaldo dhe Thierry Henry”, është shprehur belgu.

Nëse mendonit se De Bruyne kombinon më shumë me lojtarë që pasojnë, ndoshta e keni patur gabim. Ai preferon lojtarë këmbëshpejtë dhe që shkojnë te porta me pak pasime.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport de bruyne henry ronaldo de bruyne henry ronaldo

Sondazh

Poll