Bota

Publikohet studimi amerikan: Rrezet e diellit vrasin Covid-19 të mbetur në sipërfaqe brenda disa minutave

24 Prill 2020, 15:01 Nga DOSJA
Publikohet studimi amerikan: Rrezet e diellit vrasin Covid-19 të mbetur

SHBA- Departamenti i Sigurisë në SHBA ka publikuar një studim ku thuhet se drita e diellit vret qelizat e koronavirusit të mbetura në siperfaqe, mirëpo ky dokument akoma nuk ka marrë aprovimin e ekspertëve.

Sipas mediave të huaja studimi u krye nga laboratori ushtarak amerikan në Frederick, Maryland.

Sipas rezultateve të studimit thuhet se radiacioni ultraviolet dëmton materialin gjenetik të virusit dhe ndalon aftësinë e shumimit të tij në sipërfaqe, por nuk ka asnjë prove se rrezet ultraviolet mund të vrasin virusin në trupin e njeriut.

Provat e studimit u prezantuan në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë nga këshilltari i shkencës e teknologjisë Bill Bryan. Ndërkohë shumë shkencëtarë kanë rezuzuar përdorimin e rrezeve të diellit kurë për të sëmurët me koronavirus dhe u kanë bërë thirrje njerëzve t të mos ekspozojnë veten ndaj radiacionit që mund të shkaktojë kancer të lëkurës.

Ndërsa një virolog tha se banjoja e diellit nuk ndalon shumimin e patogjenëve brenda organeve të njeriut, pasi rrezet nuk depërtojnë aty.

Burimi;TheSun

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill bryan koornavirusi ne bote shba bill bryan koornavirusi ne bote shba

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 14:19

ZVICËR– Organizata  Botërore e Shëndetit ka publikuar aksidentalisht një draft dokument, në të cilin zbulohet se Remdevisiri, ilaçi i mundshëm antiv...