Bota

Mbi 6 mijë të infektuar në një ditë, ulen ndjeshëm vdekjet në Spanjë/ Vdesin 367 pacientë nga Covid-19 në 24 orët e

24 Prill 2020, 10:45 Nga DOSJA
Mbi 6 mijë të infektuar në një ditë, ulen ndjeshëm

SPANJË– Numri i vdekjeve të koronavirusëve në Spanjë ka rënë në nivelin më të ulët pas më shumë se një muaji, me 367 vdekje të reja të raportuara të ditën e sotme.

Krahasuar me ditët dhe javët e mëparshme sot me këtë bilanc Spanja ka shënuar edhe numrin më të ulët të viktimave pas më shumë se një muaji.

Me 367 viktimat që ka raportuar për 24 orët e fundit, Spanja numëron  në total 22.524 të vdekur që prej fillimit të shpërthimit të virusit. Ndërsa  numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit u rrit në 219.764 nga 213.024 që ishte ditën e djeshme.

Kjo rritje e madhe e numrit të të infektuarëve brenda një dite, 6.740, është njëshifër e lartë që mund të përkeqësojë situatën në  ditët në vazhdim. Sepse mundësia e rezistencës nga 6.740 të sëmurëve është realitivisht e ulët.

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524  qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne spanje koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 09:22

Albini më kujton vetminë e gjimnazit

KOSOVË- Nuk e di saktë se si e kam tërhequr zemërimin e tyre, ama një ditë prej ditëve, u ndodha plotësisht e vetmuar në klasë, në rreshtin e mesëm ku ules...