Bota

“Djali u transmetoi prindërve bombat në trup”, Rama tregon si u infektuan dy të moshuarit në Mirditë: Mësim për të g

24 Prill 2020, 10:05 Nga DOSJA
“Djali u transmetoi prindërve bombat në trup”, Rama tregon

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e infektimit të dy të moshuarve në Mirditë. Në një reagim në mediat sociale, kreu i qeverisë shkruan se virusin dy të moshuarit e kanë marrë nga i biri, i cili kishte shkuar për një vizitë.

Djali ishte asimptomatik, por ka infektuar prinderit e tij, dhe për këtë Rama kërkon nisjen e një hetimi dhe djali përveç masës administrative duhet të përgjigjet dhe penalisht. “A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! “, shton më  tej Rama. 

REAGIMI I PLOTË

NJË LAJM I KEQ NGA TESTIMET E DJESHME, QË DUHET TË VLEJË SI MËSIM PËR TË GJITHË?? Djali me Covid19, pa simptoma, thyen rregullin e del nga Tirana drejt një zone tjetër të vendit, ku jetojnë dy prindërit e tij të moshuar. U shkon prindërve në shtëpi dhe u transmeton bombat në trup! Prindërit dalin të dy pozitivë dhe jo vetëm mosha, po edhe shëndeti i tyre problematik, i kthen në pacientë me jetën në rrezik!!!

Natyrisht që për djalin do të nisin hetimet dhe ai mund të ndëshkohet jo vetëm administrativisht, po edhe penalisht, por si mund t’u bëhet një “peshqesh” i tillë njerëzve më të dashur në botë?! A e kuptoni se kjo nuk është lojë?! A e kuptoni se në këtë luftë, kush shkel rregullat nuk ia hedh shtetit, po ia fut vetes dhe familjes së tij?! A e kuptoni se ne jemi potencialisht armiku vrastar i prindërve tanë, nëse nuk respektojmë rregullat, duke u sjellë si karagjozë të papërgjegjshëm me veten, me prindërit, me familjen e me shoqërinë?! Lus Zotin që ata dy pleq të mos ikin nga kjo botë e të mos mbeten pishmani i jetës së atij djali të papërgjegjshëm dhe ju lutem të gjithëve: M?S! M?S! M?S! ? STOP ME HILET E ME KARAGJOZLLËQET, SEPSE MUND TË BËHENI MOSOZOT, VRASËS TË NJERËZVE TUAJ MË TË.

Gjatë 24 orëve të fundit në Mirditë kanë rezultuar 2 persona të infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy personat janë prindërit e policit të infektuar të burgut “313” në Tiranë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni edi rama koronavirusi ne mirdite masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne mirdite masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 09:22

Albini më kujton vetminë e gjimnazit

KOSOVË- Nuk e di saktë se si e kam tërhequr zemërimin e tyre, ama një ditë prej ditëve, u ndodha plotësisht e vetmuar në klasë, në rreshtin e mesëm ku ules...