Aktualitet

FOTO/ Me duart si shqiponjë, nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, po ndihmojnë Italinë

23 Prill 2020, 18:29 Nga DOSJA
FOTO/ Me duart si shqiponjë, nisin punën 60 infermierët e grupit

TIRANË– Grupi i dytë i personelit mjekësor shqiptar që kanë shkuar të ndihmojnë Italinë në luftën me Covid-19, kanë nisur punën.

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar fotot e infermierëve dhe shkruan se të 60, kanë nisur punën tashmë, në ndihmë të Italisë mike.

Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vëshitara, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga #COVID19 Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë,”- shkruan Manastirliu krah fotove, ku infermierët shihen që kanë kryqëzuar duart në simbolin e shqiponjës. 

Grupi i dytë me 60 infermierë shqiptarë u nisën drejt Italisë, më 20 prill, për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj, në lidhje me luftën ndaj Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 23 Prill 2020, 18:10

Fabrika ku punonin këtë persona u mbyll në 12 mars për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.Të paktën kjo ju është thënë fillimisht 60 p...