Politike

‘Asnjë taksë të mos paguajmë!’/ Braçe ‘përplaset’ me Neranxin: Zotëri biznesmen VIP, është dety

23 Prill 2020, 16:24 Nga DOSJA
‘Asnjë taksë të mos paguajmë!’/ Braçe

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe u është përgjigjur deklaratave të biznesmenit Nikollaq Neranxi, i cili i ftuar në emisionin “Open” propozoi që të mos paguhej asnjë taksë. Deklarata e tij, nxiti reagimin e Braçes, i cili me anë të një postimi në Instagram shkruam se pagimi i taksave nuk është një veprim fakultativ por deyrim ligjor.

Më tej, socialisti shkruan se kush e shkel ligjin fiskal, padiskutim përgjigjet ligjërisht pasi është një detyrim për të paguar lidhur me fitimin.

“Zotëri biznesmen vip! E çmoj shumë çdo sipërmarrës që ka mbajtur punën hapur, ka mbajtur punëtorët, ka garantuar sigurinë sanitare për ta, i ka paguar për punën apo ka paguar rrogat e punëtorëve edhe pse pa punë! I jam shumë mirënjohes gjithkujt që ka bërë këtë mes sakrificash! Por nuk mirëkuptoj kërkënd që ka punuar, ka rritje të aktivitetit, xhiros, fitimit doemos dhe bën thirrje: mos paguaj taksat! Pagimi i tatimeve e taksave nuk është fakultativ por detyrim i qartë ligjor! Pra, buron nga ligji, asfarë nga dëshira e çdokujt në treg apo qeveri, për më tepër nuk varet hiç nga fakti se sa biznesmen i madh je! Kush shkel ligjin fiskal, padiskutim përgjigjet ligjërisht! Por ka edhe një aspekt tjetër këtë radhë, aspekti moral; kur fiton edhe në një kohë si kjo, ke detyrim edhe më shumë të paguash tatim mbi fitimin tënd, tvsh që qytetari paguan për buxhetin e që ti e mbledh, të paguash çdo detyrim tjetër që ligji ka paraparë!,”-shkruan Braçe.

Mbrëmjen e djeshme, biznesmeni Nikollaq Neranxi shprehu mendimin e tij lidhur me dy paketat ekonomike të kryeministrit Edi Rama për të përballuar periudhën e koronavirusit në vend. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace nikollaq neranxi plani ekonomik per koronavirusin erion brace nikollaq neranxi plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 13:07

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore. Në një postim n...