Politike

23 Prill 2020, 13:07 Nga DOSJA

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore.

Në një postim në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar videon ku burri Vllasi Dema, që është operuar në muajin shkurt në Itali, shihet i shtrirë në shtrat, bashkë me të shoqen që i bën shërbim. Gruaja tregon para kamerave se nuk u vjen askush t’u japë ndihmë mjekësore dhe se të shoqit i ka plasur gjak dhe qelb nga plaga.

“Kam marrë recepsionin dhe më thanë që nuk ka të drejtë mjeku të futet në dhomë. Mjeku erdhi në derë dhe më tha që jemi në luftë e se duhet të marr 127. Ata më thanë që ju kemi futur në listë për t’u larguar dhe do vijmë me komisionin. Nuk erdhën as të hënën e as të martën. Pastaj i plasi gjaku dhe qelbi. Pastaj më thanë që s’kanë as fasho. Pastaj erdhi urgjenca e çuan në Durrës dhe mezi e mjekuan atje e mezi ma sollën. Më pas ma sollën. Ka bërë dhe tamponin i ka dalë negativ dhe prapë na mbajnë këtu,”– thotë ajo ndër të tjera.

Te karantinuarit nuk marrin sherbim shendetesor? Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar! Neglizhencë skandaloze ndaj problemeve të tyre shëndetësore. Sic duket edhe nga denoncimi me video, zonja ka kërkuar ndihmë mjekësore për bashkëshortin e sëmurë dhe askush nuk i përgjigjet! Të karantinuarit nuk janë numra, por njerëz me nevoja, e që kanë të drejta kushtetuese! Më kryesorja, e drejta e kujdesit shëndetësor! I bëj thirrje ministres së shëndetësisë ta shohë me urgjencë këtë rast e të marrë masa që autoritetet shëndetësore t’u përgjigjen nevojave shëndetësore të personave të karantinuar në cdo ambient ku ndodhen!“- shkruan Spahiu krah videos.

Dyshja e të moshuarve kërkojnë ndihmë nga shteti që të largohen nga hoteli ku mbahen dhe të mjekohet burri i sëmurë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia cifti i te moshuarve ne vlore vllasi dema vlore bardh spahia cifti i te moshuarve ne vlore vllasi dema vlore

Sondazh

Poll