Politike

“Në Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat”, Basha bën denoncimin e fortë: Prokuroria të hetojë

23 Prill 2020, 16:02 Nga DOSJA
“Në Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat. Në një lidhje me Skype në Neës 24, Basha u ndal tek akuzat e fundit ndaj qeverisë për tenderat sekretë dhe tha se problemi qëndron te fakti se pajisjet janë shitur me një çmim katër herë më të lartë se çmimi i tregut.

Basha shtoi se ka informacione se ka tre ditë që në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat.

Lidhur me këtë dhe akuzat e tjera, kryedemokrati i bëri thirrje Prokurorisë të dalë urgjentisht nga karantina dhe të hetojë.

Pjesë nga intervista:

Tenderat sekrete të qeverisë a janë të ligjshme dhe pse bëhen tani?
Basha: U bënë sekrete për të mbuluar dështimin dhe gënjeshtrën e qeverisë, që tha se i ka marrë të gjitha masat, si dhe për të fshehur cmimin, sasinë, e këtyre maskave. Ne kemi të dhëna se shumë nga këto pajisje janë zhdoganuar me ¼ e çmimit që janë shitur. Pra, janë shitur 4 herë më shumë se çmimi. Gjendja e fatkeqësisë natyrore ja lejonte qeverisë tenderin me procedurë të përshpejtuar. Por, problemi është se i kemi blerë me 4 herë më lart se çmimi i tregut. Informacionet janë se ka tre ditë që në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Kryeministri po punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat.

A ka PD një strategji ekonomike për daljen nga kriza?
Po dhe e kemi shpalosur prej ditës së parë dhe e kemi përditësuar në raport me krizën. Së pari dhe më kryesorja është se kjo nuk është koha për të vazhduar për t’u mbajtur te xhaketat e dhjetë oligarkëve, por për t’i kaluar ato qindra miliona te qytetarët. Së dyti, është momenti të marrin ndihmë të gjitha familjet, pasi deri tani nuk i kanë marrë as 3% e tyre. Për këtë, duhet të kemi një qeveri të përgjegjshme, që mendon për njerëzit.

A është PD e zhgënjyer nga SPAK?
Karantina e Prokruorisë është shumë e rrezikshme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e shqiptarëve. Prokuroria urgjentisht duhet të dalë nga karantina dhe me trasnparencë t’iu deklarojë qytetarëve hapat që po merren për masat. Sa i përket qasjes sonë, kemi adoptuar një qasje që po funksionon në shumë vende, rritja e testimeve, izolimi i burimeve të infeksionit, hartimi i masave në bazë të të dhënave reale dhe jo fiktive, dhe së fundi, por më e rëndësishmja, t’i përgjigjemi me fonde situatës, këtyre 3 milionë shqiptarëve, që kanë sot nevojë më shumë se kurrë.

Partia Demokratike ditët e fundit ka denoncuar disa tendera që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë. Pak ditë më parë Vokshi e Alibeaj denoncuan blerjen e maskave më dyfish të çmimit, por që këto akuza janë mohuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në një intervistë televizive, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se PD disponon shumë tendera sekretë dhe do i denoncojë ditë pas dite.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha plani i masave per covid-19 lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 23 Prill 2020, 13:07

VLORË– Një çift të të moshuarish kanë kërkuar ndihmën e Partisë Demokratike, për të denoncuar faktin që nuk marrin ndihmë mjekësore. Në një postim n...