Aktualitet

“Kanë fituar më shumë gjatë pandemisë”, Neranxi përplaset me Bregasin: Jemi në luftë, asnjë taksë të mos paguajmë. Ty të ka sjellë qeveria

Bregasi tha se këto kohë ka pasur biznese që kanë fituar më shumë në dy muajt e fundit, ndërsa Neranxi e akuzoi se ishte dërguar në debat nga qeveria.
Featured image of article: “Kanë fituar më shumë gjatë pandemisë”, Neranxi përplaset me Bregasin: Jemi në luftë, asnjë taksë të mos paguajmë. Ty të ka sjellë qeveria Nikollaq Neranxi dhe Luan Bregasi

TIRANË- Dy biznesemenët e njohur, Luan Bregasi dhe Nikollaq Neranxi kanë debatuar mbrëmjen e djeshme për paketat ekonomike të bëra publike nga qeveria që ndihmojnë qytetarët dhe bizneset gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19. Ata ishin të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel dhe kanë debatuar për temën nëse bizneset duhet të paguajnë apo jo taksa gjatë periudhës së pandemsië.

Bregasi tha se këto kohë ka pasur biznese që kanë fituar më shumë në dy muajt e fundit, ndërsa Neranxi e akuzoi se ishte dërguar në debat nga qeveria.

BREGASI: Unë them që ka biznese që kanë fituar gjatë kësaj periudhe, pasi ka qenë të hapura.

NERANXI: Kemi qenë në luftë. Vetëm ushqimoret kanë qëndruar të hapura. Kanë punuar dhe jo fituar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

BREGASI: Kanë fituar pasi njerëzit kanë blerë, kanë qëndruar në radhë për të blerë, kam qëndruar edhe unënë radhë. Ata kanë fituar dhe duhet të paguajnë taksa.

NERANXI: Nuk bie dakort me ty. Nuk kemi fituar dhe skemi pse paguajmë taksa. Të ka sjellë qeveria aty. Ke hapur biznes në kohën e rilindjes.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment