Zhuljen Varfaj dha dorëheqjen, Këshilli i ‘beson’ Emirjana Sakos, emërohet kryebashkiakja e re e Durrësit
DURRËS– Këshilli Bashkiak i Durrësit, ka vendosur që kryebashkiakia e qytetit të jetë Emirjana Sako. Sako do të zëvëndësojë, paraardhësin e komanduar Zhuljen Varfajn, i cili mëngjesin e sotëm dha dorëheqjen e parevokueshme.
Në një letër drejtuar zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Durrës, Varfaj shkruante se për arsye shëndresore nuk mund të vijonte të ishte më në krye të institucionit pasi kishte rrezik të shtuar për shëndetin. Pas dorëheqjes së tij, Këshilli Bashkiak u mblodh dhe vendosi që Emirjana Sako të ishte kryetarja e komanduar e Bashkisë që qytetit bregdetar.
Sako më parë ka mbajtur postin e drejtoreshës së Shërbimeve në Bashkinë e Durrësit dhe të zv.kryetares. Ajo njihet si një nga njerëzit më pranë Vangjush Dakos, kryetarit historik të bashkisë Durrës, i larguar pas tri mandatesh dhe publikimit të përgjimeve të BILD.
Ndryshimet e kryebashkiakëve në Durrës, nisën që pas dorëheqjes së Valbona Sakos, e cila u zgjodh si kryetare nga zgjedhjet e 30 qeshorit. Por karriera e saj në Bashki zgjati deri më nëntor, disa ditë pas tërmetit që shkaktoi 51 viktima. Ish-kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti i saj pas gafave të bëra në dy deklarata që dha publikisht, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Pas saj u emërua si kryebashkiak i komanduar me votat e Këshillit Bashkiak, Zhuljen Varfaj për t’u zëvëndësuar nga Sako.
(k.m./dojsa.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Burrat, prandaj janë burra e s’janë gra”, Mesila Doda dhe Rudina Hajdari dënojnë deklaratën e Ballës: Po përdor gj
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend ka përdorut një gjuhë seksiste. Teska ishte dokue folur ai u ndërpre n...
“E kam të sigurt nga ekspertët”, Berisha: OSHEE do t’ju marrë shqiptarëve deri në Korrik 115 mln euro afrofe
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha përveç tenderave për maskat, testet dhe pajisjet mjeksore, ka denoncuar edhe rastin e faturave afrofe të OSHEE...
Eglantina Gjermeni “trendy” gjatë senacës, kombinon maskën me këmishën
Tiranë– Në seancën e sotme plenare të gjithë deputetët kishin vendosur maska, masë kjo e marrë pas përhapjes së COVID-19. Por maska që na ra në sy ishte ajo e i...
Kreu i VV në shqipëri sfidë të gjithëve: Pata se të flisni për “turizëm patriotik”, dënon grushtin e shtetit që po
TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, me anë të një shkrimi në mediat sociale u bënë një sfidë të gjithë atyre që thonë se Shqip...
“O zot ku e kishe mendjen kur të bëri ty”, Balla ironi me Hajdarin e Gjuzin
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është përfshirë disa herë në debate me deputetët Kujtim Gjuzi e Rudina Hajdari. Dy deputetët e opozi...
Opozita e përçarë, maxhoranca voton në Kuvend zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar kërkesën e qeverisë dhe ka zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2019. Me votat e maxhorancës ...
“Po bëni skena xhelozie”, Balla i përgjigjet opozitës: Me Metën s’ka asnjë marëdhënie të re. Ai është Presidenti
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u është përgjigjur sot akzuave se maxhoranca dhe Presidenti kanë nisurn një stinë të re në marrëdhën...
Ahmetaj tregon paketën shtesë: Do përfitojnë 22 mijë familje pa asistencë sociale
TIRANË– Ministri për Rindërtimin që është përgjegjës dhe për menaxhimin e situatës së COVID-19. Në një deklaratë nga foltorja e Kuvendit tha se familjet n...
Akuzat për “stinë dashurie” me Ramën, Meta u përgjigjet kritikave: Ndryshimet në Kodin Penal të domosdoshme, ‘pseudo
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas akuzave që i janë bërë ditët e fundit se ka nisur një “stinë dashurie” me Edi Ramën. Në një reagim në Faceb...